Janë ngritur zërat se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do t'i kthehet llogaria në Twitter.
Një mesazh i tillë u shpërnda në rrjetin e tij social, Truth Social, ku u tha se Trumpi do ta ketë sërish mundësinë të publikojë, shkroi “Greekcitytimes”.
“Postimet e presidentit Donald J.Trump për të vërtetën sociale në Twitter. Sigurohuni që ai të dëgjohet në Twitter”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në Truth Social.
Ish-presidentit amerikan iu mbyll llogaria pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA.
Postimet e Trumpit, sipas udhëheqësve të Twitterit, nxitën dezinformata dhe trazira në Kapitol.
Shefi i Teslas, që synon ta blejë Twitterin, Elon Musk, ka deklaruar se nëse e merr nën posedim rrjetin social, do ta lejojë Trumpin të publikojë.
-
2.2 miliardë të ardhurat e Trumpit, historianët: Asnjë president s'ka përfituar kaq shumë
-
Kriptovalutat i sollën Trumpit më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
-
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti