YouTube ka rikthyer llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump pas një pezullimi prej dy vjetësh nga platforma e ndarjes së videove, shkruan BBC.
Vendimi vjen pas vendimeve të ngjashme të marra nga Meta, që zotëron Facebookun dhe Instagramin, dhe Twitteri në pronësi të Elon Musk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-presidentit amerikan iu ndalua të postonte video në YouTube në janar 2021, pasi pretendohej se kanali i tij kishte thyer rregullat për nxitje të dhunës.
“Duke filluar nga sot, kanali i Donald J. Trump nuk është më i kufizuar dhe mund të ngarkojë përmbajtje të reja”, shkroi YouTube në Twitter.
“Ne vlerësuam me kujdes rrezikun e vazhdueshëm të dhunës në botën reale, duke balancuar mundësinë që votuesit të dëgjojnë në mënyrë të barabartë nga kandidatët kryesorë kombëtarë në prag të zgjedhjeve. Ky kanal do të vazhdojë të jetë subjekt i politikave tona, ashtu si çdo kanal tjetër në YouTube”, thuhet në vendimin e platformës sociale.