Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet se ka refuzuar propozimin për armëpushim me Iranin dhe se planifikon të rifillojë sulmet ajrore pas zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin amerikan.
Menjëherë pas publikimit të këtij informacioni nga “Wall Street Journal”, presidenti amerikan reagoi në rrjetet sociale, duke ironizuar liderët iranianë përmes një fotografie që e quajti “Ngushtica Trump”.
Propozimi i refuzuar, sipas raportimeve, përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor nga ana e Iranit. Në këmbim, Shtetet e Bashkuara do të hiqnin bllokadën ndaj porteve iraniane. Megjithatë, Trumpi nuk beson se Irani do t’i përmbahej marrëveshjes dhe u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se pas zgjedhjeve do të pasonte një valë e re bombardimesh.
Publikimi i fotografisë së “Ngushticës Trump” rikujton veprimet e mëparshme të presidentit amerikan, kur ai ka përdorur kompetencat presidenciale për të ndryshuar emërtimet e disa hapësirave gjeografike, përfshirë Gjirin Amerikan dhe Liqenin Amerikan.
Irani ka thënë se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga SHBA-ja për propozimin për paqe, pasi mediat amerikane raportoi se Trumpi ka vendosur ta refuzojë atë.
Nisma diplomatike u ndërmor gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Përfaqësuesit iranianë sqaruan se propozimi iu përcoll palës amerikane përmes ndërmjetësve nga Katari dhe se ai mund të mundësonte rihapjen e kësaj rruge strategjike ujore brenda shtatë ditësh, si dhe ndaljen e konflikteve në rajon.
-
Trumpi publikisht e refuzon propozimin e Iranit për marrëveshje
-
Trumpi s’e nënshkruan propozimin për armëpushim 45-ditor me Iranin
-
Trumpi e mohon se i ka ofruar Iranit lehtësim sanksionesh
-
Irani thotë se vetëm negociatat mund t’i japin fund konfliktit me SHBA-në
-
Trumpi refuzoi propozimin e Iranit për Hormuzin, Teherani thotë se po pret përgjigje zyrtare