Irani thotë se do të presë përgjigjen zyrtare të SHBA-së pasi Trump refuzoi propozimin për ngushticën e Hormuzit.
Irani ka deklaruar se do të presë një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë pasi Presidenti Donald Trump refuzoi një propozim për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin tregtar brenda shtatë ditësh.
Në një postim në Telegram, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi pranoi refuzimin e Trumpit, por e akuzoi presidentin se më parë kishte bërë deklarata kontradiktore.
Më herët, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se propozimi i Teheranit nuk ishte “i pranueshëm” dhe se ata dëshironin të arrinin një marrëveshje për hapjen e menjëhershme të ngushticës, sepse “po humbasin shumë keq”.
Të premten, në OKB, Araghchi u tha gazetarëve se mund të arrihej një marrëveshje nëse “plotësohen kushtet e nevojshme” mes dy vendeve.
Araghchi tha se kushtet për hapjen e ngushticës ishin të njëjta me ato të përfshira në një memorandum mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit, i cili u nënshkrua në qershor.
Edhe
Irani thotë se vetëm negociatat mund t’i japin fund konfliktit me SHBA-në
Irani tha se kishte ngritur çështjen e rihapjes së ngushticës dhe përfundimit të armiqësive gjatë negociatave të zhvilluara në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork gjatë javës së kaluar.
Kjo rrugë ujore jetike, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me gaz dhe naftë, ka qenë praktikisht e mbyllur që nga shpërthimi i luftës në shkurt.
“Po e refuzoj marrëveshjen e tyre”, tha Trump të shtunën, duke shtuar se SHBA-ja tashmë kishte “kontroll të plotë” mbi ngushticën, përmes së cilës kalonin “sasi masive nafte”.
-
Trumpi publikisht e refuzon propozimin e Iranit për marrëveshje
-
Irani pretendon se propozimi i ri do të hapte Ngushticën e Hormuzit, por Trumpi e refuzoi
-
Irani thotë se Hormuzi hapet brenda dy ditësh nëse SHBA-ja pranon kërkesat e tij
-
Irani i kërkon SHBA-së ta pranojë propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit