Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur të dyshojë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Qëndrimin e ri, Trump e dha të shtunën pak pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan.
Në një shkrim në rrjetin social “Truth”, Trumpi ka thënë se “nuk ka asnjë arsye” për hedhjen e raketave ruse mbi zonat e civilëve.
“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk e do fundin e luftës”, ka shtuar Trumpi duke e lënë të hapur mundësinë për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Shumë njerëz janë duke vdekur”, ka përfunduar Trumpi.
E shtuna shënoi takimin e parë sy më sy mes Trumpit dhe Zelenskyt që nga takimi i dështuar në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti amerikan e përzuri Zelenskyn për shkak të “mosmirënjohjes” për përkrahjen amerikane. Pas këtij takimi, SHBA-ja ndërpreu furnizimin ushtarak për Ukrainën, ndërsa Trumpi në disa raste pati fajësuar Zelenskyn për nisjen e luftës.
Trump e Zelensky takohen në Vatikan
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, në Vatikan, ku të dy...-
Trump: Do t’i përgjigjemi ndryshe Putinit nëse përpiqet të na lajthisë mbi përfundimin e luftës
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën
-
Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
-
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn