Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se ka mundësi që presidenti rus, Vladimir Putin, po tenton që në mënyrë të qëllimshme të shtyjë negociatat mbi armëpushimin në Ukrainë, ka raportuar The Guardian.
Ai gjithashtu ka shprehur zhgënjimin e tij kundrejt valës së fundit të bombardimeve ruse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të zbulojmë nëse ai po përpiqet të na lajthisë ose jo, dhe nëse po, do të reagojmë pak më ndryshe”, ka deklaruar ai.
I pyetur nga gazetarët se pse s’i ka vendosur sanksione të reja Rusisë, Trumpi është shprehur se “beson që është afër arritjes së marrëveshjes”, dhe se nuk dëshiron që “t’i prishë gjërat”.
“Jam më i fortë sesa njerëzit për të cilët po flisni. Por duhet ta dish se kur ta përdorësh”, ka vazhduar presidenti amerikan.
Ai ka shtuar se është i gatshëm të ulet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, “në qoftë se kjo është e nevojshme”.