Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pasojat “do të jenë në një nivel të paparë deri më tani” nëse Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit.
Megjithatë, në një postim në Truth Social, ai ka shtuar se SHBA-ja “nuk ka raportime se kjo ka ndodhur”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, edhe pse ne nuk kemi raportime se ata e kanë bërë këtë, kërkojmë që ato të hiqen menjëherë! Nëse për ndonjë arsye janë vendosur mina dhe ato nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në një nivel që nuk është parë kurrë më parë. Nëse, nga ana tjetër, ata heqin atë që mund të kenë vendosur, ky do të ishte një hap gjigant në drejtimin e duhur!”, ka shkruar Trumpi.
Çmimet e naftës në mbarë botën janë rritur ditët e fundit për shkak të shqetësimeve mbi kalimin e naftës përmes kësaj rruge të rëndësishme detare.
Burimet e inteligjencës amerikane besojnë se Irani po përgatitet të vendosë mina detare në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas informacionit të siguruar nga CBS-ja, Irani po përdor për këtë qëllim anije të vogla që mbajnë nga dy deri në tre mina secila.