Në një postim në Truth Social të dielën në mëngjes me kohë të Amerikës, presidenti amerikan, Donald Trump ka përdorur gjuhë të ashpër për t'i bërë thirrje Iranit që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit.
Në postim, ai po ashtu ka kërcënuar të sulmojë më tej infrastrukturën energjetike dhe të transportit iranian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë e ka caktuar ditën e martë, sipas njoftimit.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – Vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, ka shkruar Trumpi.
Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, izraelite dhe ato të aleatëve të tyre, sipas zyrtarëve iranianë.
Kjo ka shkaktuar ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, për shkak se nëpër këtë ngushticë, në kushte të zakonshme kalon rreth një e pesta e naftës së botës.

Komanda e përbashkët e Iranit kërcënoi të dielën se do të shtojë sulmet ndaj naftës dhe objekteve të tjera civile, nëse SHBA-ja dhe Izraeli sulmojnë objektet civile iraniane.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit citoi Shtabin Khatam al-Anbiya, i cili tha se kishte sulmuar disa objekte të naftës dhe infrastrukturës në Izrael dhe në vendet arabe të Gjirit, pasi një sulm ajror izraelit goditi kompleksin më të madh petrokimik të Iranit.
Afatet e shtyra të Trumpit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur të dielën kërcënimet e tij ndaj Iranit nëse nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri më 6 prill.
Mirëpo, ai i ka ndryshuar afatet e tij disa herë gjatë luftës.
Afati 1: Më 21 mars, Trumpi ka thënë se do të "godiste dhe zhdukte" termocentralet, "duke filluar me ato më të mëdhatë së pari", nëse Irani nuk do ta rihapte rrugën ujore brenda 48 orëve.
Afati 2: Dy ditë më vonë, ai ka thënë se kishte pasur "biseda shumë të mira dhe produktive" midis vendeve dhe shtyu sulmet kundër infrastrukturës energjetike për pesë ditë.
Afati 3: Më 27 mars, Trumpi ka thënë se do ta shtynte sulmin ndaj termocentraleve për 10 ditë, "sipas (një) kërkese të qeverisë iraniane", duke e çuar afatin në 6 prill.
Paralajmërim 48-orësh: Të shtunën, me afatin e 6 prillit që po afrohej, ai paralajmëroi se Irani kishte "48 orë" para se SHBA-ja të lëshonte "të gjithë ferrin" mbi të.
Kërcënimi i fundit: Në një postim me gjuhë ofenduese, Trumpi e përsëriti këtë kërcënim, duke përmendur të martën si ditën kur do të sulmoheshin caqet iraniane. Mirëpo disa orë pas kërcënimit të fundit, në një intervistë për Fox News, ai kishte deklaruar se një marrëveshje me Iranin është e mundur nga e hëna.