Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar të enjten përdorimin e raketave amerikane nga Ukraina për sulme brenda territorit rus.
Ai është shprehur i ashpër me ndryshimin e politikës së Joe Bidenit, i cili lejoi Ukrainën të gjuajë raketa të prodhuara nga SHBA-ja në Rusi.
“Është çmenduri ajo që po ndodh. Nuk pajtohem me dërgimin e raketave qindra milje brenda Rusisë. Pse po e bëjmë këtë? Thjeshtë po e përshkallëzojmë këtë luftë dhe po e keqësojmë atë. Kjo nuk do të duhej të lejohej të bëhej”, ka thënë Trumpi për revistën “Time”, raportoi Reuters.
Presidenti Biden muajin e kaluar lejoji përdorimin e raketave amerikane në thellësi të Rusisë nga Ukraina, kur Koreja e Veriut dërgoi rreth 15,000 trupa në vijën e frontit në mbështetje të Rusisë.
Trumpi vazhdimisht ka thënë se do t'i jepte fund luftës sapo të merrte detyrën, megjithëse nuk ka ofruar asnjë informacion se si planifikon ta bëjë këtë.
-
SHBA-ja akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë
-
Trump: Putini ta ndalë luftën në Ukrainë në vend se të testojë raketa bërthamore
-
Trumpi nuk ia premton Zelenskyt raketat e shumëkërkuara
-
Trumpi thotë se mund të dërgojë “Tomahawk” në Ukrainë
-
Putini paralajmëron SHBA-në lidhur me ndihmën për Ukrainën