Botë

Trumpi thotë se mund të dërgojë “Tomahawk” në Ukrainë

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton dërgimin e raketave “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, duke thënë se kjo do të siguronte "një hap të ri agresioni" në luftën e saj me Rusinë.

Kur është pyetur në Air Force One rrugës për në Izrael, nëse do të dërgonte Tomahaëk në Ukrainë, Trumpi është përgjigjur "do ta shohim... Mund ta bëj".

Deklarata e tij vjen pas një telefonate të dytë në fundjavë midis Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili kërkoi aftësi më të forta ushtarake për të nisur kundërsulme kundër Rusisë.

Moska më parë e ka paralajmëruar Uashingtonin kundër ofrimit të raketave me rreze të gjatë veprimi për Kievin, duke thënë se kjo do të shkaktonte një përshkallëzim të madh të konfliktit dhe do të tendoste marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej 2,500 km. 

Trumpi ka thwnw se ndoshta do të fliste me Rusinë në lidhje me Tomahawkët e kërkuar nga Ukraina.

"Mund t'u them atyre (Rusisë) se nëse lufta nuk zgjidhet, mund të zgjidhet, mund të mos zgjidhet, por mund ta bëjmë. A duan ata që raketat Tomahawk të shkojnë në drejtimin e tyre? Nuk mendoj kështu", ka thwnw presidenti.

Kievi ka bërë kërkesa të shumta për raketa me rreze të gjatë veprimi, ndërsa po përgatitet të godasë qytete ruse larg vijave të frontit të konfliktit të ashpër.