Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Truth Social se Irani duhet të ndalojë përfaqësuesit e tij në Liban që të krijojnë probleme.

Trumpi e ka fjalën për grupin militant Hezbollah, të mbështetur nga Irani, i cili po vazhdon sulmet me Izraelin në jug të Libanit.

Presidenti amerikan ka kërcënuar se nëse Irani nuk e bën këtë, atëherë SHBA-ja do ta godasë sërish.

“Irani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tij shumë të paguar në Liban që të shkaktojnë probleme. Nëse nuk e bën këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort”, ka shkruar Trumpi. 

Deklarata e Trumpit vjen teksa në Zvicër po zhvillohen bisedimet SHBA-Iran, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga të dy vendet këtë javë.

Sulmet Izrael-Hezbollah kanë rrezikuar marrëveshjen SHBA-Iran duke bërë që bisedimet që ishin paraparë të nisnin të premten, të shtyheshin për të dielën.

Edhe Vance: SHBA-ja e  gatshme të transformojë rrënjësisht marrëdhëniet me Iranin Botë Vance: SHBA-ja e gatshme të transformojë rrënjësisht marrëdhëniet me Iranin

Irani këmbëngul se pa armëpushim në Liban, marrëveshja nuk do të ruhet.

Ndërkaq Izraeli thotë se nuk do të tërhiqet nga zona e sigurisë në Libanin jugor dhe se ushtria e tij është e lejuar të përgjigjet sa herë që ka sulme.

Lexo përditësimet tjera
JD Vance, Steve Witkoff dhe Jared Kushner

Arrijnë delegacionet e SHBA-së dhe Iranit në Zvicër, pritet të nisin bisedimet

Bisedimet e drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit pritet të fillojnë në Zvicër, pavarësisht se ushtria iraniane...