Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të jap sot informata lidhur me vaksinën e SHBA-së për COVID-19, ka njoftuar këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, shkruan agjencia Reuters.
Trump do të informojë për të rejat pasi Rusia ka njoftuar sot se ka aprovuar një vaksinë për koronavirusin e ri, duke u bërë vendi i parë në botë që e bën këtë.
“Presidenti po merr përditësimi për vaksinën këtu në Shtëpi të Bardhë sot dhe jam e sigurt se ai do të njoftojë në konferencë për media më vonë sot për të rejat”, ka thënë Conway për “Fox News”.
Trump në një intervistë për “Fox Sports Radio” ka folur se si marrëdhënia e tij e shkëlqyer me presidentin e Kinës, Xi Jinping, është prishur shkaku i pandemisë COVID-19.
“Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me të. Kisha marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Xi. Më pëlqen ai, por nuk ndjej të njëjtën gjë tash. Sigurisht se ndjenjat kanë ndryshuar shkaku i COVID-19. Nuk kam folur me të për një kohë të gjatë”, ka thënë Trump.
-
Bideni do të marrë publikisht vaksinën anti-COVID javën e ardhshme
-
McEnany: Trumpi do t'i inkurajojë amerikanë të vaksinohen për Covid-19
-
Trumpi hedh poshtë planin e vaksinimit të hershëm të stafit të Shtëpisë së Bardhë
-
Optimizmi i Trumpit, vaksina ndaj COVID-19 do të gjendet deri në fund të vitit
-
Bideni merr dozën e re të vaksinës anti-COVID si dhe vaksinën kundër grupit sezonal