Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “absolutisht” do të inkurajojë amerikanët të marrin vaksina për COVID-19, dhe do të marrë edhe vet vaksinën në momentin kur ekipi mjekësor e udhëzon për këtë, ka thënë zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, raporton agjencia Reuters.
Por, presidenti Republikan po ashtu dëshiron të tregojë se amerikanët e cenueshëm janë prioritet për të mnarrë vaksinat, ka thënë McEnany.
Ajo ka thënë se disa nga anëtarët e stafit të sigurisë nacionale do të marrin vaksinat për të siguruar kontinuitetin e Qeverisë, si dhe një “grup i vogël” i zyrtarëve të administratës, me qëllim për të rritur besimin te publiku.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni do të marrë publikisht vaksinën anti-COVID javën e ardhshme
-
Trumpi hedh poshtë planin e vaksinimit të hershëm të stafit të Shtëpisë së Bardhë
-
Bideni shprehet i gatshëm të vaksinohet publikisht kundër COVID-19
-
Trump pritet të informojë për të rejat për vaksinën amerikane kundër COVID-19
-
Trump fishkëllehet kur thotë se e ka marrë dozën përforcuese të vaksinës