Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se do ta merrte publikisht vaksinën anti-Covid për t’i inkurajuar qytetarët. Biden ka shtuar se do i bashkohej iniciativës së ish-presidentëve të cilët kanë premtuar se do marrin vaksinën.
Sipas CNN, Bideni është shprehur i lumtur në rast se i bashkohet idesë së Barack Obamas, George Bushit dhe Bill Clintonit.
“Në momentin kur Fauci deklaron se vaksina është efektive, atëherë do të qëndrojë para publikut”, ka deklaruar Biden.
Krahas kësaj, Bideni ka deklaruar se do inkurajojë qytetarët amerikanë t’i mbajnë maskat për 100 ditët e ardhshme posa ta merr detyrën.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni rezulton pozitiv për COVID-19
-
Bideni merr dozën e re të vaksinës anti-COVID si dhe vaksinën kundër grupit sezonal
-
Bideni infektohet me koronavirus
-
SHBA-ja ka administruar me 300 milionë doza të vaksinës anti-COVID brenda 150 ditëve
-
Bideni u bën thirrje liderëve botërorë t’i bashkohen në shpërndarjen e vaksinave