Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ka administruar me 300 milionë doza të vaksinës anti-COVID brenda 150 ditëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të bëjë të ditur të premten, administrimin e 300 milionë dozave të vaksinës anti-COVID, brenda 150 ditëve të administratës së tij, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Derisa do të flasë për arritjet e tij duke ulur numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve këto kohë si pasojë e koronavirusit, presidenti Biden po ashtu pritet të deklarojë se “ka ende shumë punë për tu bërë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bideni i ka vënë qëllim vetes, që deri më 4 korrik të këtij viti, SHBA-ja të ketë 70% të popullatës që kanë marrë të paktën një dozë dhe 160 milionë të rritur që janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-COVID. Ende nuk dihet nëse kjo do të arrihet.

Deri më tani, 65% e të rriturve amerikanë e kanë marrë njërën dozë të vaksinës, ka bërë të ditur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sipas kësaj qendre, 147.8 milionë qytetarë amerikanë kanë marrë të dy dozat.

Vetëm 14 shtete amerikane kanë arritur deri më tani qëllimin e caktuar nga Bideni, ka bërë të ditur po ashtu Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.