Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tregoi se ka marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit. Kjo ka nxitur reagime tek audienca, duke i fishkëllyer.
“O mos, mos, mos”, u shpreh Trump, duke iu bë thirrje të ndalonin.
Ai u pyet nga moderatori Bill O'Reilly se a ka marrë dozën përforcuese, e Trump u shpreh shkurtimisht "po".
Sa ishte president, Trump ka pasur dyshime për marrjen e vaksinës, derisa një pjesë e republikanëve kanë refuzuar të vaksinohen.
NEW: During their show in Dallas, President Trump reveals to @BillOReilly he got the vaccine booster shot. pic.twitter.com/fhkOQEeeEQ
— No Spin News (@NoSpinNews) December 20, 2021