Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse.
Putin tha në qershor të vitit 2021 se ai ishte vaksinuar me vaksinën Sputnik V.
"Sot, me rekomandimin tuaj dhe të kolegëve tuaj, mora një vaksinë tjetër, Sputnik Light. Ky quhet rivaksinim", tha Putin në një takim me zëvendësdrejtorin e Qendrës Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamaleya, e cila zhvilloi të dyja vaksinat.
Rusia po përjeton valën më të keqe nga COVID-19 javëve të fundit.
Artikuj të ngjashëm