Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje rusëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Putin ka thënë se është me rëndësi që të rritet intensiteti i vaksinimit, por se nuk duhet t’u imponohet qytetarëve.
Putin e ka thënë sot gjatë takimit me anëtarët e kabinetit, raporton agjencia TASS.
“Sfida tash është të rrisin intensitetin e fushatës së vaksinimit. Është shumë me rëndësi të bindim njerëzit që duhet të vaksinohen, pasi është mënyra e vetme për të ndaluar pandeminë. Mirëpo, nuk duhet të imponohet asgjë”, ka thënë Putin.
Artikuj të ngjashëm