Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se ka marrë vaksinën ruse antiCOVID të njohur si Sputnk V, raporton Deutsche Welle.
Putin po iu përgjigjet pyetjeve të rusëve të mërkurën. Ndërsa njëra pyetje ka qenë për vaksinimin. Ai ka thënë se ka marrë vaksinën Sputnik V.
“Kam menduar se duht të mbrohem sa më gjatë që është e mundur. Kështu që kam zgjedhur të vaksinohem me Sputnik V. Ushtria po vaksinohet me Sputnik V”, ka thënë Putin.
Ai po ashtu ka thënë se është kundër vaksinimit të obligueshëm.
“Nuk përkrahi vaksinimin e detyrueshëm, e do të vazhdojë t’i qëndrojë pas kësaj”, ka thënë Putin.