Presidenti Vladimir Putin ka thënë se ai do të marrë vaksinën anti-COVID të martën, disa muaj pasi fushata e vaksinimit ka filluar në Rusi, njofton AP.
Kundërshtarët e Kremlinit e kanë kritikuar Putinin për mos vaksinimin në Rusi, duke argumentuar se ngurrimi i tij po nxit hezitimin tashmë në masë të madhe për vaksinën.
Rusia, ku vetëm 4.3% e 146 milionë banorëve kanë marrë të paktën një dozë, mbetet prapa një numri vendesh sa i përket nivelit të vaksinimit.
Putini ka thënë në një takim me zyrtarët e qeverisë të hënën se ai do të marrë vaksinën "nesër", pa specifikuar se cilën vaksinë nga tre të miratuar për përdorim në Rusi.
Sipas presidentit rus, 6.3 milionë njerëz në Rusi tashmë kanë marrë të paktën një dozë, dhe më shumë se 4.3 milionë kanë marrë dy doza.
Rusia gjithashtu ka prodhuar vaksinën e vet të quajtur “Sputnik V”.