Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID-19 së bashku me vaksinën kundër gripit sezonal.
Ai tha se marrja e dozës përforcuese të vaksinës ndaj koronavirusit është urgjente për qytetarët e Kosovës, në kohën kur bota po përballet me variantin e ri të këtij virusi.
Këtë mesazh, Kurti e dha derisa e njoftoi marrjen e vaksinës, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
Ai shtoi se mundësia për t’i marrë të dyja vaksinat në një vend, ofron mundësi për t’u mbrojtur nga të dyja sëmundjet.
“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëjtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit. Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, është shprehur Kurti. “Sidomos kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona, i cili pritet shumë shpejt të vijë edhe në Kosovë, është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë”.
Kreu i Qeverisë për herë të parë ndaj COVID-19 u vaksinua në mars me AstraZeneca.
Dozën e dytë e mori në qershor.
Edhe
Kurti merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID
Doza e tretë dhe përforcuese ka nisur të administrohet në Kosovë më 8 dhjetor.
Sipas të dhënave të MSH-së, deri më tash janë administruar gati 1.7 milionë vaksina anti-COVID.
-
Vaksinimi kundër gripit sezonal nisi 17 ditë më herët se vitin e kaluar, zyrtarët thonë se po shkon mirë
-
Bideni merr dozën e re të vaksinës anti-COVID si dhe vaksinën kundër grupit sezonal
-
Hoti: Vaksina bivalente kundër COVID-19, sikur t’i merrni dy doza
-
Të hënën nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë