Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka nisur të vaksinojë qytetarët me dozën e dytë të vaksinës.
Në mesin e atyre që kanë marr dozën e vaksinës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë. Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti” është thënë në njoftimi e MSH-së.
-
Kurti merr dozën përforcuese anti-COVID dhe vaksinën kundër gripit sezonal
-
Pfizer apo Astra Zeneca, ministri Vitia vaksinohet sot
-
Kryeministri i Britanisë merr dozën e dytë të vaksinës së AstraZenecas
-
Nis dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19
-
Qeveria premton “shumë doza vaksinash” për pak ditë