Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar pasardhësin e tij, demokratin Joe Biden, se ka marrë lëvdata për fushatën e suksesshme të vaksinimit kundër koronavirusit.
Ai ka akuzuar administratën demokrate për fushatën e imunizimit, të cilën e kishte nisur Trumpi. Ndërkaq e quajti veten si baba të vaksinës. Ka thënë se krijimi i vaksinës kundër COVID-19 brenda nëntë muajsh është një mrekulli, por që u arrit me presionin që ia bëri Administratës për Ushqim dhe Ilaçe.
Në një intervistë telefonike dhënë televizionit “Fox News”, Trumpi ka thënë se Kina po e merr kontrollin mbi botën, teksa ka akuzuar Bidenin se nuk ka ndërmarrë asnjë gjë për ta fuqizuar SHBA-në.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni kritikon Trumpin në lidhje me vaksinimin anti-COVID
-
Vaksina anti-COVID bëhet pjesë e debatit presidencial në SHBA
-
Trumpi e quan Bidenin armik të shtetit
-
SHBA-ja ka administruar me 300 milionë doza të vaksinës anti-COVID brenda 150 ditëve
-
Bideni i habitur nga kundërshtimi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit