Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka kritikuar Donald Trumpin, duke thënë se ka mbetur prapa në atë që ka premtuar për vaksinimin.
Biden, duke folur në Wilmington, Delaware, ka thënë se janë vaksinuar rreth dy milionë persona, dukshëm prapa 20 milionë sa kishte premtuar presidenti i SHBA-së, Trump se do të vaksinohen deri në fund të vitit, raporton Reuters.
"Me këtë ritëm duhet me muaj apo vjet të vaksinohen amerikanët", tha Biden.
Biden ka thënë se situata me koronavirusin do të keqësohet, para se të fillon të përmirësohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet
-
SHBA-ja ka administruar me 300 milionë doza të vaksinës anti-COVID brenda 150 ditëve
-
Trumpi e quan veten “baba të vaksinës”
-
Qëllimi i ri i Bidenit, 200 milionë vaksina në 100-ditëshin e parë si president
-
Bideni përmbush shumë më shpejt premtimin, në SHBA kryhen 100 milionë vaksinime