Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se koronavirusi nuk e kontrollon më jetën e amerikanëve, por shtoi se ai “nuk është mposhtur ende” dhe bëri thirrje për vaksinim.

Biden i bëri komentet gjatë një fjalimi më 4 korrik, ditën kur SHBA-ja shënon përvjetorin e pavarësisë.

Ai e shfrytëzoi mundësinë për t’iu bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se “kjo është gjëja më patriotike që mund të bëhet”.

“Ne të gjithë e dimë se janë shfaqur variante të fuqishme [të koronavirusit], si varianti Delta”, tha Biden.

“Vaksinimi është mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë përpara varianteve”, tha Biden.

Në SHBA, deri më tash, janë dhënë mbi 180 milionë vaksina kundër koronavirusit.

Së paku 67 për qind e të rriturve kanë marrë së paku një dozë.

Edhe Bideni pritet ta bëjë të obligueshëm vaksinimin për rreth 100 milionë amerikanë Botë Bideni pritet ta bëjë të obligueshëm vaksinimin për rreth 100 milionë amerikanë

Shifrat, megjithatë, nuk e përmbushin synimin e Bidenit për të vaksinuar 70 për qind të popullatës deri më 4 korrik.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Mbi 33 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 605,000 kanë humbur jetën.