Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: 90% e të rriturve amerikanë do të kenë të drejtë vaksinimi në prill

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se 90 për qind e të rriturve në SHBA do ta kenë të drejtën për vaksinim kundër koronavirusit deri më 19 prill.

“Për shumicën dërrmuese të të rriturve: nuk do të duhet të prisni deri më 1 maj. Ju do të keni të drejtë për t'u vaksinuar deri më 19 prill”, tha Biden.

Më herët, ai ka përmendur 1 majin si datë kur të gjithë të rriturit amerikanë do të mund të vaksinohen.

Duke folur të hënën në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se SHBA-ja do të rrisë numrin e farmacive që marrin pjesë në programin federal të vaksinimit, nga 17.000 sa është aktualisht, në 40.000.

Ai po ashtu tha se një rekord prej 33 milionë vaksinash do të vihen në dispozicion në vendet e vaksinimit këtë javë.

Edhe Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet Botë Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet

Bideni tha se beteja kundër koronavirusit është ende “larg fitores” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t'iu kushtojnë vëmendje paralajmërimeve për virus.

“Ne jemi në një garë jete dhe vdekjeje me virusin që po përhapet shpejt”, tha Biden në fjalimin televiziv.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus: mbi 30 milionë.

Prej tyre, mbi 549.000 pacientë kanë humbur jetën.

Edhe SHBA-ja ka administruar me 300 milionë doza të vaksinës anti-COVID brenda 150 ditëve Botë SHBA-ja ka administruar me 300 milionë doza të vaksinës anti-COVID brenda 150 ditëve

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 127 milionë njerëz. Mbi 2.7 milionë kanë vdekur dhe mbi 72 milionë janë shëruar.

SHBA-ja përdor tri vaksina për imunizimin e popullatës: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson. \ Rel