Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: SHBA-ja shumë afër që ta shpallë “pavarësinë” nga koronavirusi

Presidenti, Joe Biden, ka siguruar popullin amerikan se është “më afër se kurrë” që të shpallë “pavarësinë” nga koronavirusi.

Këtë gjë Biden e tha pas gostitjes së më shumë se 1 mijë mysafirëve për shënimin e Katër Korrikut në Shtëpinë e Bardhë. Ai u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të festojnë, pas 16 muajsh kufizim në pandemi dhe pas më tepër se 605 mijë të vdekurve nga COVID-19.

Gjatë komenteve të shkurtra dhe optimiste, ai falënderoi shkencën për faktin se, siç tha, virusi “nuk po i kontrollon më jetët tona”.

Megjithëkëtë, ai paralajmëroi se pandemia ende nuk ka marrë fund dhe ka nxitur njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19 për sigurinë e “vetes, më të dashurve, komunitetit dhe të gjithë vendit”.