Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka marrë sot dozën e quajtur përforcuese të vaksinës COVID në Shtëpinë e Bardhë, me shpresën se do të japë shembull të mirë për amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë, kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare.
Kjo është doza e tij e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech, pasi njoftoi javën e kaluar se amerikanët mbi moshën 65 vjeç dhe punonjësit e vijës së parë në luftën kundër COVID-19 do të kenë të drejtë për doza përforcuese.
Duke e marrë dozën e tretë, Biden hodhi poshtë kritikat për ndihmë të pakët ndaj vendeve të varfra për të siguruar vaksinën.
“Në do të bëjmë atë që është e mundur”, tha Biden.
Biden që ka 78 vjet, dozën e parë e kishte marrë më 21 dhjetor 2020, të dytën më 11 janar 2021.
Edhe
FDA-ja synon të vendosë paralajmërimin më serioz te vaksinat kundër Covid-it
Të hënën, Biden tha se edhe bashkëshortja e tij, Jill, do të marrë dozën përforcuese të vaksinës.
Vlerësohet se rreth 60 milionë amerikanë kanë të drejtë për dozë të tretë dhe se për ta bërë këtë, duhet të kalojnë të paktën 6 muaj nga doza e dytë. Tash për tash, vetëm vaksina Pfizer është e licencuar për dozë të tretë, ajo Moderna është në shqyrtim nga Agjencia e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) në SHBA, derisa J&K as që ka aplikuar.
-
Trumpi njofton përpjekjen për të luftuar armët biologjike përmes inteligjencës artificiale
-
Biden i nënshtrohet një operacioni për kancer të lëkurës
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë