Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Johnson & Johnson po kërkon aprovimin për dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID

Johnson & Johnson ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së të martën për të aprovuar dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID, ndërsa qeveria në SHBA po shikon drejt zgjerimit të kampanjës për dozën e tretë të vaksinës, për miliona amerikanë të vaksinuar.

J&J ka bërë kërkesë në FDA për të autorizuar dozën përforcuese për personat mbi 18 vjet, të cilët në të kaluarën kanë marrë një dozë të kësaj vaksina.

Vaksina e Johnson & Johnson jepet vetëm një dozë.

Qeveria e SHBA-së ka përkrahur dozën e tretë të vaksinës së Pfizerit, por janë të shqetësuar të krijojnë konfuzitet te dhjetëra miliona amerikanë që kanë marrë vaksina të Modernas dhe J&J. Në SHBA nuk rekomandohet përzierja e dozave të vaksinës.