Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Optimizmi i Trumpit, vaksina ndaj COVID-19 do të gjendet deri në fund të vitit

Foto: Reuters

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur “tejet i bindur” se vaksina kundër koronavirusit do të gjendet deri në fund të vitit.

Por, në anën tjetër ka parashikuar se deri atëherë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vdesin deri në 100 mijë persona nga COVID-19.

Ndërsa ka ripërsëritur qëndrimin se virusi është faj i Kinës. Krejt këto Trumpi i ka shpalosur gjatë një interviste speciale për “Fox News”.

“Jemi tejet të bindur se vaksinën do ta kemi deri në fund të këtij viti. Mjekët do të thoshin: mos e thuaj këtë, por unë them atë që mendoj”, ka thënë Trumpi.

Ekspertët kanë thënë vazhdimisht se për një vaksinë nevojiten së paku 12 deri në 18 muaj punë. E në një linjë me ta është shfaqur të hënën edhe Gjermania, transmeton KOHA. 

Ministri gjerman i Shëndetësisë ka zbehur gjasat për gjetjen e shpejtë të një vaksine ndaj koronavirusit, duke pretenduar se për këtë gjë mund të duhen vitet.

Edhe Trump: Vaksina në fund të vitit, deri atëherë mund të vdesin 100 mijë amerikanë Botë Trump: Vaksina në fund të vitit, deri atëherë mund të vdesin 100 mijë amerikanë

Teksa liderët evropianë kanë ndërmarrë iniciativën për mbledhjen e një fondi prej 7.5 miliardë eurosh për përpjekjet e gjetjes së një vaksine.

Kjo gjë synohet të arrihet përmes një video-konference, pjesë e së cilës do të jenë liderët nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Arabia Saudite dhe Komisioni Evropian.