Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka bërë të ditur se pret që një vaksinë kundër COVID-19 do të zhvillohet në muajt në vijim apo më së voni deri në vitin e ardhshëm.
Një deklaratë të tillë ai e bëri pasi agjencia publike e shëndetit e publikoi dhe më pas e tërhoqi një raport në të cilin sugjerohej se kura mund të jetë e gatshme deri në vjeshtë.
Instituti Robert Koch njoftoi më pas se dokumenti nuk ishte i azhurnuar dhe se ishte publikuar gabimisht.
Spahn megjithëkëtë refuzoi ta përmendë një datë specifike për vaksinën.
Rusia gjatë javës u bë vendi i parë që ia dha miratimin një vaksine kundër koronavirusit, ani pse ajo nuk ka kaluar nëpër faza të mjaftueshme të testimit. Pavarësisht dyshimeve për sigurinë dhe efikasitetin e saj, Rusia ka bërë të ditur se së shpejti do ta bëjë të qasshëm në treg vaksinën e saj.
-
Gjermania pret që Evropa së shpejti të furnizohet me vaksinën anti-COVID
-
Paqartësi për vaksinën e Coronës, vaksinimi do të zgjasë me vite
-
Bild: Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin për koronavirus para fundit të vitit
-
Gjermania me dyshime mbi efikasitetin e vaksinës ruse
-
Instituti gjerman: Në vjeshtë mund ta kemi të gatshme vaksinën anti-COVID