Botë

Trump: Nëse Hamasi nuk çarmatoset, e çarmatosim ne

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se Hamasi do të çarmatoset.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë gjatë pritjes së presidentit të Argjentinës, Javier Milei, se sa kohë do t'i duhet Hamasit për t'u çarmatosur dhe nëse mund të garantojë se kjo do të ndodhë, Trumpi ka thënë se nëse grupi militant nuk e bën këtë, atëherë do ta bëjë SHBA-ja këtë.

"Ata do të çarmatosen, sepse kanë thënë se do të çarmatosen. Dhe nëse nuk çarmatosen, ne do t'i çarmatosim ata", është shprehur Trumpi.

Ai ka shtuar se zyrtarët amerikanë kanë folur me Hamasin dhe se grupi është zotuar se do të dorëzojë armët e tij.

"Ata e dinë se unë nuk po bëj lojëra", ka deklaruar presidenti amerikan.