Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi thotë se gjithçka është shkatërruar në Iran, kritikon Britaninë e Spanjën

Donald Trump dhe Friedrich Merz

Donald Trump dhe Friedrich Merz

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se “pothuajse gjithçka është shkatërruar në Iran”.

Trumpi e ka bërë deklaratën gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Presidenti amerikan, po ashtu ka folur për marrëdhënien e tij me Gjermaninë, e cila thotë se ndan një "afinitet të madh" me SHBA-në.

Ndërkaq, sa i përket Iranit, ai ka thënë se ky vend tani nuk ka marinë apo forcë ajrore.

"Pothuajse gjithçka është shkatërruar", është shprehur Trumpi. 

Edhe A po tërhiqet edhe Britania e Madhe në luftën ndaj Iranit? Botë A po tërhiqet edhe Britania e Madhe në luftën ndaj Iranit?

Ndërkaq, lidhur me pyetjen e një gazetari se nëse Izraeli e ka detyruar atë të ndërhyjë në lidhje me Iranin, Trumpi ka thënë se ka ndodhur pikërisht e kundërta.

"Jo, mund t'a kem detyruar unë", është përgjigjur ai.

"Ne po zhvillonim negociata me këta të çmendur dhe mendimi im ishte se ata do të sulmonin të parët. Nuk doja që kjo të ndodhte", është shprehur presidenti amerikan. 

"Pra, mund ta kem detyruar Izraelin të ndërhyjë. Mendoj se ata u habitën, unë u habita dhe tani të gjitha këto vende po luftojnë kundër tyre", ka deklaruar Trumpi. 

Trumpi është pyetur edhe lidhur përgjigjen e aleatëve të tjerë të SHBA-së për operacionin ndaj Iranit.
Ai ka theksuar se është veçanërisht i pakënaqur me Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën.

Trump ka thënë gjënë më të ashpër deri më tani në lidhje me Sir Keir Starmer.

Edhe Trump: Nuk mendoj se do të rifillojë lufta me Iranin Botë Trump: Nuk mendoj se do të rifillojë lufta me Iranin

"Nuk kemi të bëjmë me Winston Churchill”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se "nuk ishte i kënaqur me Mbretërinë e Bashkuar" për shkak të refuzimit fillestar nga Londra për të lejuar Uashingtonin të përdorë bazën britanike në Diego Garcia në Oqeanin Indian gjatë sulmeve të para ndaj Iranit.

Lexo përditësimet tjera
Bejrut

Izraeli bombardon Bejrutin e Teheranin, nis ofensivë tokësore në Liban

Izraeli ka nisur një valë të re të bombardimeve në Teheran dhe Bejrut, në ditën e...