Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Irani përbënte një kërcënim të qartë dhe kolosal

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të hënën në Ëashington se SHBA-ja vazhdon të kryejë “operacione luftarake në shkallë të gjerë” në Iran, për të eliminuar siç ka thënë kërcënimet që paraqet regjimi iranian.

Ai ka thënë gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë se Irani i injoroi paralajmërimet e SHBA-së dhe “refuzoi të ndalonte ndjekjen e armëve bërthamore”.

Trumpi ka shtuar se Irani “nuk mund të vazhdojë të armatosë, financojë dhe drejtojë ushtri terroriste” në të gjithë Lindjen e Mesme.

Sipas tij, programi i raketave i Iranit kishte për qëllim të mbronte zhvillimin e armëve bërthamore.

Trumpi ka thënë më tej se megjithëse SHBA-ja ishte vendi që donte që kjo të ndalej, “të gjithë ishin pas saj”.

Edhe Trumpi paralajmëron se diçka do të ndodhë shumë shpejt në lidhje me Iranin Botë Trumpi paralajmëron se diçka do të ndodhë shumë shpejt në lidhje me Iranin

Presidenti amerikan ka shtuar se një regjim iranian i armatosur me armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi do të ishte një “kërcënim i papranueshëm” për Lindjen e Mesme, si dhe për popullin amerikan.

Trumpi ka thënë po adhtu se objektivat e operacionit në Iran janë “të qarta”, duke përfshirë “shkatërrimin e kapaciteteve raketore të Iranit” dhe “asgjësimin e Marinës së tyre”, përveç parandalimit që ata të kenë ndonjëherë armë bërthamore.