Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka paralajmëruar se sonte do ta godasë fort Iranin sërish.
Trumpi foli pasi doli nga takimi me dyer të mbyllura me liderët e NATO-s në samitin që po mbahet në Ankara.
Presidenti amerikan përsëriti kritikat që i kishte thënë gjatë paradites së sotme kundër Iranit, duke e vërë në dyshim nëse mund të arrihet marrëveshja përfundimtare me ta.
“Do t’i godasim përsëri fort sonte. Do t’u jap një paralajmërim të vogël”, u shpreh Trump. Ai akuzoi Iranin se e ka shkelur marrëveshjen çdo ditë, duke shtuar se ata “gënjejnë e mashtrojnë”.
“Ata nuk do të arrijnë kurrë marrëveshje me neve për armë bërthamore”, ka thënë ai.
Marrëveshja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Irani u vu nën testin më të madh gjatë ditës së sotme pasi të dyja vendet shkëmbyen sulmet. Megjithëse, bisedimet për një marrëveshje përfundimtare ende janë në proces.
SHBA-ja e Irani në testin më të madh të armëpushimit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani janë duke këmbyer sulme në atë që po konsiderohet...-
Trumpi paralajmëron “ta godasë fort” Iranin e po ashtu ta marrë Ishullin Kharg
-
Trump: SHBA-së do t’i duhet ta sulmojë Iranin sërish
-
Trumpi thotë se sot do të nisin bisedimet e reja me Iranin, Teherani e mohon
-
Trumpi kërcënon të godasë ura e termocentrale nëse Irani nuk u kthehet bisedimeve
-
SHBA-ja nis sulmet kundër Iranit