Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump dhe Pence takohen për herë të parë pas dhunës në Kongres

Presidenti Donald Trump dhe zëvendësi i tij Mike Pence janë takuar në zyrën ovale për herë të parë që nga dhuna që u zhvillua javën e kaluar në Kongresin Amerikan.

Dhuna e 6 janarit po ndodhte teksa Pence ishte duke drejtuar seancën e Kongresit për certifikimin e fitores së Joe Bidenit.

Takimi i së hënës Trump – Pence është cilësuar si takim “i mirë” ndonëse një ish- zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i afërt me Pence kishte thënë më parë se zëvendëspresidenti është “i lënduar” nga ajo që ndodhi në Kongres.

Sipas këtij burimi, Pence asnjëherë nuk e ka shikuar mundësinë që të shfrytëzojë amendamentin e të 25-të, të Kushtetutës i cili do të shpallte Trumpin të paaftë në kryerjen e detyrave si president.

Dyshja u zotua gjatë takimit se do ta vazhdojë punën në emër të vendit, për pjesën e mbetur të mandatit”, shtoi zyrtari.