Presidenti amerikan Joe Biden do të presë të mërkurën presidentin e zgjedhur Donald Trump në Zyrën Ovale, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.
Një takim i tillë është i zakonshëm midis presidentit që po largohet dhe presidentit të ardhshëm dhe ka për qëllim pjesërisht të shënojë fillimin e një transferimi paqësor të pushtetit, në demokracinë amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRepublikani Trump nuk e priti demokratin Biden pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ish-presidenti Trump kandidoi sërish në zgjedhjet e këtij viti dhe mundi nënpresidenten Kamala Harris.
Ashtu si presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Bideni e telefonoi Trumpin të mërkurën e kaluar për ta uruar dhe për ta ftuar të takohej në Zyrën Ovale.
Në një fjalim që mbajti të enjten, Bideni ka thënë se e kishte siguruar Trumpin për kalim të rregullt të pushtetit.
Takimi i tyre është caktuar për në orën 11:00.