Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do t'i drejtohet kombit të mërkurën në orën 20:00 nga Zyra Ovale.
Në një postim në X, Bideni ka thënë se do të flasë për "ato që pritet të ndodhin dhe se si do ta përfundoj punën për popullin amerikan".
Ai pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë nga Delaware mbrëmjen e së martës, ku ka qenë i izoluar për shkak të COVID-19.
Bideni ka deklaruar të dielën se do t'i drejtohej popullit pas njoftimit për tërheqje nga gara për president.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën
-
Bideni rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi rezultoi negativ për Covid-19
-
“Mirë se erdhët në shtëpi”, Bideni takon Trumpin
-
Bideni thotë se oligarkia “po merr formë” në SHBA
-
Bideni do të takohet të shtunën me Xi-në, për herë të fundit si president