Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trudeau: Varret masive të zbuluara në Ukrainë janë dëshmi e krimeve ruse

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka deklaruar sot se varret masive të zbuluara në Ukrainë, janë prova e krimeve të luftës së Rusisë në atë vend.

“Natyrisht, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë qenë ndër vendet që kanë ofruar mbështetjen më të madhe për Ukrainën dhe kanë qëndruar përballë veprimeve të paligjshme të Rusisë”, u tha Trudeau gazetarëve në Londër, ku do të marrë pjesë nesër në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ai ka shtuar se “këto veprime përfshijnë gjithnjë e më shumë krime lufte, ato përfshijnë krime absolutisht të papranueshme, pavarësisht nëse po flasim për atë që gjetëm në Bucha apo zbulimin e varreve masive në territoret që Ukraina i mori nën kontroll kohët e fundit”, ka thënë ai.