Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trudeau njofton për rihapjen e ambasadës së Kanadasë në Kiev

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të dielën, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi rihapjen e ambasadës kanadeze në Kiev.

Trudeau gjithashtu njoftoi se do të jepet më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë kamerat e dronëve, imazhet satelitore, armët e vogla, municionet dhe financimin për operacionet e çminimit, shkruan CNN të dielën.

Kryeministri kanadez njoftoi gjithashtu se Kanadaja do të heqë tarifat tregtare për të gjitha importet ukrainase që vijnë në Kanada për vitin e ardhshëm.

“Është e qartë se Vladmir Putin është përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës dhe duhet të ketë përgjegjësi”, tha Trudeau.

Komentet e Trudeau erdhën gjatë një vizite të papritur të fundjavës në Ukrainë të njoftuar nga zyra e tij të dielën në mëngjes.

Artikuj të ngjashëm