Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se shteti i Kanadasë do të ofrojë asistencën e re ushtarake në vlerë prej 650 milionë dollarëve, raporton agencia AP.
Ndihma ushtarake do të realizohet në tre vjetët e ardhshëm. Të dy liderët gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshjen për tregti të lirë mes dy shteteve. Trudeau në konferencën për media ka thënë se qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen e demokracisë dhe dënimin e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Vladimir Putini.
Trudeau ka thënë se në pakon e ndihmave ushtarake do të përfshihen 50 automjete të blinduara, shumica prej tyre automjete mjekësore, trajnim të pilotëve dhe mirëmbajtje të tankeve. Trudeau gjithashtu ka konfirmuar se Kanadaja ka përfshirë në listën e sanksioneve më shumë se 60 individë dhe entitete ruse. Kjo ishte vizita e parë e Zelenskyyt në Kanada qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022. Kanadaja deri më tani ka shpenzuar 6.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën. Më shumë se 175 mijë ukrainas janë refugjatë në Kanada.
-
Kanadaja po e forcon Ukrainën me armatim të rëndë
-
Vendet skandinave do të financojnë pakon ushtarake prej 430 milionë eurosh për Ukrainën
-
Suedia do të ndajë 1,59 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën
-
Trudeau njofton tarifa prej 25% ndaj produkteve amerikane: SHBA-ja po qetëson Putinin
-
Çfarë ndihma ushtarake i ka dhënë SHBA-ja Ukrainës para pezullimit