Kanadaja ka premtuar një pako të re ndihmëse për Ukrainën, bëri të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
Ai shkroi në Twitter të enjten se Kanada po i dërgon trupave ukrainase forca ajrore, tanke luftarake ushtruese dhe tanke “Leopard 2”.
“Faleminderit juve Justin Trudeau, Anita Anand dhe të gjithë kanadezëve. Zoti e mbajt tokën tonë të lavdishme dhe të lirë”, thuhet në njoftim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të parat që e kanë ndihmuar Ukrainën me armatim dhe artileri të rëndë lufte. Aktualisht, luftime të ashpra po zhvillohen në zonën e Bakhmutit, ku trupat ruse po pretendojnë se kanë pushtuar shumicën e territorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kanadaja ofron pakon ushtarake prej 650 milionë dollarësh për Ukrainën
-
Kanadaja do t’i dërgojë në Ukrainë katër tanke Leopard
-
Ukraina “shtrëngohet” me artileri gjermane e suedeze
-
Lista e top-vendeve që ndihmuan Ukrainën me armatim prej 2022-s
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë