Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë furnizuar më së shumti Ukrainën me armatim qëkur ka nisur lufta me Rusinë.
Mes shkurtit të 2022-s dhe fundit të qershorit 2024, SHBA-ja i ka dorëzuar armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej 55.5 miliardë dollarëve, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo organizatë gjermane, sipas BBC-së, ka bërë matjet e vendeve që kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase në luftë me agresionin rus.
Në top-listën e vendeve donatore prin SHBA-ja, pasuar nga Gjermania me 11 miliardë dollarë, Britania e Madhe 9.6 miliardë, Danimarka 6.9 miliardë, Holanda 4.7 miliardë, Suedia 4.2 miliardë, Franca 3.3 miliardë dollarë, Polonia 3.2 miliardë, Finlanda 2.4 miliardë dhe Kanadaja me 2.2 miliardë. Pakot me ndihma ushtarake përfshijnë avionë, mbrojtje ajrore, tanke dhe dronë.
Britania e Madhe e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi të quajtur Storm Shadows, por s'e ka lejuar t'i përdorë ndaj territorit rus.