Kryeministri kanadez, Mark Carney ka mbërritur të dielën në Kiev.
"Në këtë Ditë të Pavarësisë së Ukrainës dhe në këtë moment kritik në historinë e kombit të tyre, Kanadaja po rrit mbështetjen dhe përpjekjet tona drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën", ka thënë Carney në një postim në platformën e mediave sociale X.
Shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, Andriy Yermak, përshëndeti vizitën e kryeministrit kanadez.
"Në këtë ditë të veçantë - Ditën e Pavarësisë së Ukrainës - është veçanërisht e rëndësishme për ne të ndiejmë mbështetjen e miqve tanë. Dhe Kanadaja ka qëndruar gjithmonë pranë nesh", ka shkruar Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram.
-
Starmer viziton Ukrainën, për herë të fundit si kryeministër
-
Kryeministri kanadez flet për një rend të ri ndërkombëtar të rindërtuar nga Evropa
-
Aleatët evropianë kërkojnë më tepër garanci sigurie për Ukrainën
-
Merzi skeptik për detajet e planit të paqes e Macroni thotë se “i kanë letrat në duar”
-
Zelensky zotohet të vazhdojë të luftojë, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës