President polak, Andrzej Duda, ka thënë se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë dhe se duhet të sillet para drejtësisë.
Këtë deklaratë, Duda e ka dhënë gjatë takimit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Varshavë.
Presidenti i Ukrainës, të mërkurën, ka vizituar Poloninë së bashku me bashkëshorten e tij.
Ndërkaq, Duda ka thënë se Ukraina do të marrë krejt përkrahjen e nevojshme sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse ata që mbrojnë shtëpitë e tyre nuk kanë kohë të presin.
Ai ka shtuar se Polonia është shembull se si duhet të ofrohet përkrahja ushtarake për Ukrainën dhe ka ftuar që edhe shtetet e tjera të veprojnë ngjashëm.
Presidenti ukrainas, në muajt e fundit ka nisur serinë e vizitave zyrtare me qëllim që të kërkojë ndihma ushtarake.
Edhe
Zelensky: Ukraina duhet të kthejë gjithçka që Rusia ka marrë gjatë luftës
Ai së fundmi ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britani të Madhe.
Të dyja shtetet i kanë ofruar tanket e tyre “Abrams” dhe “Challenger”.