Republika Çeke, që aktualisht kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, ka bërë thirrje që të krijohet një gjykatë ndërkombëtare, në të cilën do të gjykoheshin krimet ruse mbi Ukrainë.
BBC-ja raportoi të dielën se arsye e kësaj iniciative të Çekisë është zbulimi i qindrave trupave të ukrainasve që u vranë në qytetit Izyum nga trupat ruse.
Pas çlirimit të qytetit, u zbulua një varrezë masive, ku rreth 450 civilë, në mesin e tyre kryesisht gra e fëmijë, u vranë nga rusët. Trupat u zhvarrosën, bëri të ditur mediumi.
“Në shekullin e 21-të, sulme të tilla ndaj popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë. Jemi për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës”, deklaroi ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavsky.
-
Presidenca e BE-së bën thirrje për një tribunal që do të hetonte krimet e luftës në Ukrainë
-
Zonja e parë e Ukrainës kërkon gjykatë për gjykimin e krimeve ruse
-
Von der Leyen: BE-ja do të përpiqet të krijojë një gjykatë të specializuar
-
Varreza të shumta masive në Ukrainë, gjenden 5 fëmijë të masakruar
-
Afër 150 trupa zhvarrosen nga një varr masiv në Izium, gjenden edhe dy fëmijë