Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varreza të shumta masive në Ukrainë, gjenden 5 fëmijë të masakruar

Po vazhdon kërkimi i trupave ukrainase, të vrara nga forcat ruse në qytetin Lyman, raportoi mediumi bjellorus “Nexta”.

Katër fëmijë të vrarë u gjetën në një varrezë masive në Lyman të martën, gjersa një tjetër u gjet disa metra më larg, që u rivarros nga nëna e tij.

Autoritetet njoftuan se fëmijët u vranë nga plagët e predhave si pasojë e granatimeve ruse.

Kjo në Lyman është ndër varrezat masive të gjetura në territorin Ukrainës. Më 14 tetor u gjetën trupat e të paktën 34 ushtarëve ukrainas, të varrosura nga forcat ruse.

Hetimet po vazhdojnë në një lokacion të dytë, ku dyshohet se 120 civilë u vranë dhe u dogjën më pas.

Edhe Zbulohet një varrezë masive në Lyman të Donetskut Botë Zbulohet një varrezë masive në Lyman të Donetskut

Varrezë masive pati edhe në qytetin Izium. 440 trupa u gjetën të varrosur në një lokacion malor.

Varreza më e madhe deri më tani në Ukrainë është në Bucha, pranë Kievit. Mijëra trupa u gjetën të masakruar nga forcat ruse, derisa autoritetet thanë se kërkimet do të vazhdojnë, pasi dyshohet se ka ende.