Shumë trupa, kryesisht të civilëve, përfshirë dy fëmijë, u gjetën në qytetin Izium në Ukrainën lindore, kanë thënë zyrtarët të hënën, shkruan CNN-i.
Dy trupa tjerë u zbuluan në Bucha, qytet në periferi të Kievit, që ishte skenë e mizorive masive në fillim të luftës, kanë thënë autoritetet.
Në Izium, 146 trupa u zhvarrosen nga një vendvarrim masiv, sipas Oleh Synehubov, kreu i administratës civile-ushtarake të rajonit të Kharkivit.
“Disa nga të vdekurit kanë shenja të një vdekjeje të dhunshme, ka edhe trupa me duar të lidhura dhe gjurmë torture. Të vdekurit gjithashtu kanë lëndime edhe nga minat shpërthyese, predha dhe disa plagë me thikë”, tha S ynehubov, duke shtuar se të gjithë trupat janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.
Të dielën, kryebashkiaku i Iziumit, Valerii Marchenko tha se zhvarrosja e trupave do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se të paktën 440 varre “të pashënuara” u gjetën në qytet ditët e fundit dhe të premten, presidenti Volodymyr Zelensky, tha se disa prej trupave, treguan shenja torture duke fajësuar Rusinë për atë që ai e quajti “mizori dhe terrorizëm”.
Edhe
Varreza të shumta masive në Ukrainë, gjenden 5 fëmijë të masakruar
Rusia i ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte duke i quajtur gënjeshtra.
Në Bucha, vullnetarët gjetën dy “viktima të agresionit rus” me veshje civile, sipas një postimi në Facebook të hënën nga Këshilli i qytetit të Buchas. Trupat u zbuluan derisa vullnetarët po patrullonin në pyll rreth autostradës së Varshavës, pranë vendbanimit Vorzel.