Presidenca e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për një tribunal ndërkombëtar në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, raporton BBC.
Thirrjet, nga Republika e Çekisë që aktualisht e mban presidencën e BE-së, kanë ardhur pas zbulimit të qindrave varreve në Izyum, një qytet të çliruar nga tribunat ukrainase.
Shumica thuhet se janë civilë, mesin e tyre gra e fëmijë.
“Ne qëndrojmë për ndëshkimin e gjithë kriminelëve të luftës”, ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavsky.
Ukraina ka thënë se krime lufte janë kryer në Izyum, ku 59 trupa janë zhvarrosur deri më tash – ndërsa më tepër trupa gjenden në varre në pyjet në periferi të qytetit.
“Në shekullin e 21-të, sulme të tilla ndaj civilëve janë të paparamendueshme. Ne qëndrojmë për dënimin e gjithë kriminelëve të luftës. Bëjë thirrje për krijimin e një tribunali të veçantë ndërkombëtarë që do të persekutojë krimet e agresionit”, ka thënë Lipavsky.
Edhe
Kërkohet gjykatë ndërkombëtare për krimet ruse në Ukrainë
Në fjalimin e tij të shtunën mbrëma presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se hetuesit kanë zbuluar dëshmi të reja të torturës të përdorur kundër viktimave në Izyum.
“Janë gjetur më tepër se dhjetë dhoma të torturës në pjesët e çliruara në Kharkiv, në qytete të ndryshme”, ka thënë Zelensky.
Zelensky ka thënë se Rusia duhet të përgjigjet si në fushëbetejë ashtu edhe në gjykatë.