Hetuesit të cilat kanë kërkuar nëpër një vend varrimi masiv në Ukrainë kanë gjetur prova se disa nga të vdekurit janë torturuar, duke përfshirë trupa me gjymtyrë të thyera dhe litarë rreth qafës, tha të premten presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky.
Vendi pranë qytetit verilindor të Iziumit, duket të jetë një nga varrezat masive më të mëdha të zbuluara në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, raportoi Associated Press të shtunën.
Zelensky foli përmes një videolidhjeje, disa orë pasi filluan zhvarrosjet, për të nënvizuar peshën e zbulimit.
Ai tha se më shumë se 440 varre janë gjetur në vend, por se numri i viktimave nuk dihet ende.
Duke gërmuar në shi, punëtorët nxorën trup pas trupi nga toka ranore në një pyll me pisha pranë Iziumit.
Zelensky ka thënë se qindra të rritur dhe fëmijë civilë, si dhe ushtarë, janë gjetur pranë varrezave Pishchanske të Izium, pasi u torturuan, u qëlluan ose u vranë nga granatimet e artilerisë.
Edhe
Gjendet një varrezë masive afër Iziumit në Ukrainë
Autoritetet ukrainase paralajmëruan se hetimi i tyre sapo ka filluar dhe shkalla e vrasjeve mund të rritet në mënyrë dramatike.
{gallery}
-
Varreza të reja në Izium, viktimat u torturuan para se të vriteshin
-
Afër 150 trupa zhvarrosen nga një varr masiv në Izium, gjenden edhe dy fëmijë
-
SHBA-ja e paralajmëron Rusinë për armët e shkatërrimit në masë
-
Presidenca e BE-së bën thirrje për një tribunal që do të hetonte krimet e luftës në Ukrainë